Bashkia e Kavajës nuk i mbështeti, por Fisnik Qosja vrapoi të marrë meritat e suksesit të Besa U16 pas ngjitjes në Superligë!

Kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja priti në zyrë kampionët e ekipit të Besës ⚽️ U-16 ❤️ dhe trajnerët e tyre pasionant dhe të përkushtuar, Denis Gjeçi dhe Ardit Guranjaku 🤝 të cilët për herë të parë e ngjitën ekipin tonë të zemrës në Superiore!👏

Pavarësisht se Institucioni i Bashkisë nuk i mbështeti aspak gjatë gjithë sezonit, ku edhe shpenzimet për rrugën për ndeshjet lojtarët i paguanin nga xhepi i tyre, Kryetari Fisnik Qosja Nuk ka nguruar të marrë meritat e suksesit të talenteve Kavajase dhe trajnerëve të tyre.

Pasi u ngjitën në superligë, Qosja i pret në zyrë dhe u premton mbështetje ashtu si paraardhësit e tij, por që nuk bënë asgjë për fëmijët e qytetit që duan të zhvillojnë talentin e tyre.

“Kavaja ka sot një brez të artë futbollistësh të lidhur fort me fanellën dhe historinë e madhe të Besës së Kavajës! Mbështetja e Bashkisë do të jetë e plotë për ta! Këtë u premtova trajnerëve dhe futbollistëve tanë të talentuar!
Suksese ekipit në Superiore!🙏⚽️
Forca BESA!🔥”, shkruan Qosja në facebook, të cilën e shoqëron me një fotoalbum nga takimi. /Kavaja.Net

https://www.facebook.com/share/p/P2bHYSa5J5CV6fZL/?mibextid=WC7FNe