Kryetari i Partisë Demokratike Dega Kavajë Hysen Kadiu ka reaguar pas deklaratë së kryeministrit Edi Rama se Bashkia e Kavajës do të merret nën administrim nga qeveria nënë nuk përmbushen kushtet e vendosura nga Ministria e Financave.
Përmes një reagimi në Facebook, Kadiu tregon arsyet që sipas tij e dëguan Kavajën në këtë gjendje ndërsa thekson se Bashkia tani do të kthehet në një institucion kukull.
Mesazhi i Hysen Kadiu:
Injoranca dhe paaftësia e abuzuesve lokalë falimentojnë institucionin e Bashkisë Kavajë!
Është për të ardhur keq sesi një nga njësitë vendore me të ardhurat më të lakmueshme është shpallur sot nga Ministria e Financave, si Bashkia me vështirësitë më serioze financiare në rang vendi, ose e thënë ndryshe, në prag falimenti.
Serioziteti i kësaj krize u paralajmërua që përpara një viti, ku Bashkisë i’u kërkua të ulte shpenzimet dhe të shlyente detyrimet e saj.
Përkundrejt kërkesave të shumta, Kryetari i Bashkisë nuk u ndijua aspak të merrte qoftë edhe një masë për shmangien e kësaj situate, por përkundrazi vazhdoi me abuzimet e tij duke mos hedhur asnjë hap që do të ndihmonte në kapërcimin e krizës.
Lënia në rënie të lirë të kësaj situate na kushtoi shumë shtrenjtë.
Për pasojë, Bashkia Kavajë, tanimë, do të jetë institucioni më ri kukull në varësi të pushtetit ekzekutiv.
Paaftësia e kësaj administrate dhe këtij Kryetari është faktuar se i ka kushtuar gjithnjë shtrenjtë qytetit, por sot shkoi shumë larg!
Kavaja nuk e meritonte këtë ulje!
Për më tepër, ju ftoj të lexoni raportin në koment të Ministrisë së Financave!
https://www.oranews.tv/vendi/bashkite-me-veshtiresi-financare-malesia-e-madhe-brenda-nje-viti-coi-ne-52-i1046347?fbclid=IwAR3PwrVfnA0GHjZwGMciHqGESyUU6Cuqth34slRloUtrSWEQJzoc3xfzNbs#l4iybzl72nas7av68i7