Ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati, në një intervistë me Skype me moderatorin Adi Krasta në A Show në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.
Bushati thekson se Basha shkatërroi strukturat e PD-së, duke shtuar se 80 përqind e demokratëve shkojnë tek Foltorja e Berishës.
“E kam mbështetur në fillime Bashën. Basha ka pasur qëllim vetëm të forcojë pozitat e veta si kryetar i PD-së. Basha nuk ka lidership, ka shkatërruar strukturat e Partisë Demokratike, prandaj janë humbur zgjedhjet, përveç mangësive në drejtim.
Basha nuk ka pasur mbështetje tek demokratët, por dihej se ishte profili që donte Berisha në krye të Partisë Demokratike. Duket sikur janë ditët më të zeza të PD, por më duket se janë ditët më shpresëdhënëse të Partisë Demokratike. 80 përqind e demokratëve shkojnë te Foltorja e Berishës. Të gjithë shkojnë te Berisha, sepse është shtylla, ku demokratët kanë ndërtuar besimin prej vitesh”, u shpreh Endira Bushati.