Avokat Përparim Çaça ishte një nga emrat e shumëpritur për t’u renditur në listën shumëemërore të PD për zgjedhjet e 25 Prillit për Kavajën.
Mos përfshirja e tij në këtë listë, por edhe të asnjë prej 5 emrave të dalë nga votbesimi i anëtarësisë së PD së Kavajës, ngjalli habi në strukturat e PD-së së qytetit.
Por, PD e në veçanti Basha vendosi ta plotësonte këtë boshllëk me kandidimin direkt në Kavajë të Sali Berishës dhe Grida Dumës!
Pavarësisht moskandidimit Perparim Çaca ruan ritmin e aktivitetit politik në zonën rurale ku ka bazën e forcës së tij politike. Nga një takim të organizuar në Rrakull Çaça shprehet për një fitore të sigurtë të PD. /Kavaja.Net