Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në hapjen zyrtare të fushatës së kandidatit të PD për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçi u shpreh se
“Në këtë mbrëmje të së premtes kam ardhur me shumë dëshirë dhe kënaqësi, i bindur se si gjithmonë do të ishit këtu për t’më mikëpritur. Emocionet që kam përjetuar janë të rralla. Vështirësitë për të rritur fëmijët janë të mëdha. Bëjnë një mal me sakrifica për të arsimuar fëmijët që në shumicën e rasteve ja shpërblejnë prindërve me rezultate të shkëlqyera…Në asnjë qoshe të Ballkanit, pamundësia për t’ju hapur rruga për t’ju shërbyer njerëzve është e lartë. E shikoni Komisionin e Inceneratorëve se si qajnë kur ballafaqohen me fakte se si i kanë detyruar t’i vjedhin shqiptarëve miliona euro. Është depersonalizuar administrata shtetërore, me vetëdije apo pa vetëdije kanë firmosur t’ju hiqet buka fëmijëve, fermerëve shqiptarë”, tha Basha.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij ai theksoi se Komisioni Hetimor provoi atë për të cilët Partia Demokratike ka 6 vite që denoncon, vjedhjen e parave të shqiptarëve.
“Provoi që atë kemi 6 vite që e denoncojmë. Kauza jonë është e drejtë. Kjo është fabrikë që nuk djeg plehra por paratë e shqiptarëve. Korrupsioni ka qenë i larë. Kurrë më parë nuk kemi parë një babëzi të tillë si ky grup. Na kanë sulmuar këto 6 vite për denoncimet tona… Na kanë sulmuar sa herë kemi ngritur zërin për interesin e shqiptarëve. Jo vetëm zbulimi, por arrestimi dhe burgosja një e nga një….
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së Lulzim Basha:
Ankthi është i shumëfishtë, kur janë të vegjël, vështirësitë e mëdha për t’i rritur me sakrificë, kur vjen koha që një investim i dhimbshëm, një mal me sakrifica i derdhur për të arsimuar fëmijët që në shumicën e rasteve falë Zotit ua shpërblejnë prindërve me rezultate të shkëlqyeshme, pamundësia për t’u punësuar në një vend pune me dinjitet, qoftë kjo prej shkatërrimit të ekonomisë në mënyrën më barbare, si kurrkund në asnjë vend, në asnjë qoshe të Ballkanit, s’po krahasohemi me zonat e tjera. Pamundësia për t’iu hapur rruga, për t’i shërbyer njerëzve në administratën shtetërore, se vetëm emri i ka mbetur administratë shtetërore.
Po e shikojmë ditë për ditë se në çfarë na kanë katandisur. E shikoni në Komisionin e inceneratorëve, para të gjithë shqiptarëve si qajnë një 50, 60-vjeçare kur ballafaqohet me faktet se si i kanë detyruar të hedhin firmën për t’iu vjedhur shqiptarëve 430 milionë euro. Kanë vjedhur edhe ata vet, edhe paratë e tyre i kanë vjedhur se rrogëtarë janë një pjesë e mirë e tyre. Nuk i kanë përfituar ata paratë, por i kanë detyruar. Deri këtu është depersonalizuar administrata shtetërore, me vetëdije apo pa vetëdije, kanë firmosur t’iu hiqet buka e gojës vogëlushëve shqiptarë. T’iu hiqen paratë e ilaçeve pensionistëve shqiptarë, t’u hiqet ndihma minimale fermerëve shqiptarë, që sot me letra marrin 10 herë më pak subvencione sesa fermerët e Kosovës që dje festoi 14 vjetorin si shtet i pavarur. Po them me letra, sepse e dimë faktikisht që ato nuk arrijnë tek fermerët. E pra, Komisioni i Inceneratorëve, provoi para syve të të gjithë shqiptarëve atë që kemi 6 vite që e denoncojmë. Kauza jonë është e vërtetë, është e drejt, shqiptarët po e kuptojnë ditë për ditë se si është ndërtuar kjo skemë, kjo fabrikë që nuk djeg plehra por djeg paratë e shqiptarëve, popullit me të varfëruar nën regjimin e Edi Rames.
Popullit me të vjedhur në 30 vite tranzicion. Nuk ka pasur skandal të këtyre përmasave. Dhe mund ta themi me gojën plot se korrupsioni për fat të keq ka qenë një shoqërues i pandarë i këtyre 30 viteve tranzicion, por kurrë më parë nuk kemi parë një babëzi, një lubi të tillë si ky grup i strukturuar. Na kanë sulmuar këto 6 vite që thoni te vërtetën. Paratë e shqiptarëve qe i vidhnin përmes skemës së inceneratorëve, një pjesë ia jepnin medias qe të na sulmonin në, të sulmonin PD, sulmonin denoncuesin è aferës duke nisur nga kryetari dhe çdokush tjetër. Paratë e shqiptarëve të vjedhur nga mafia e inceneratorëve përdoreshin për tu mbyllur gojën dhe për të sulmuar PD. Siç na kanë sulmuar kur Denonconim korrupsionin me koncesionet, me rrugët e florinjta që shkonin nga 2 mln në 40 mln euro/km. Siç na kanë sulmuar sa herë qe kemi ngritur zërin për interesin e shqiptarëve. Por ama çfarë tregon kjo që po ndodh sot?! Jo vetëm zbulimi i skemës së vjedhjes me inceneratorët por edhe arrestimi një nga një, burgosja një è nga një, Saimir Tahiri, Lefter Koka qe është bishti i aferës qe është arrestuar, Alqi Bllako që është thirrur dje në SPAK, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, kryebashkiakët e tjerë të Elbasanit, të Fierit.Tani një pyetje: Këta qenkan te gjithë bashke për të vjedhur 430 mln euro dhe Edi Rama s’kishte dijeni, thoni ju?