Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ish-kryebashkiakun, Selim Veizi i cili u nda nga jeta sot prej COVID-19.
Basha thotë se është i hidhëruar nga lajmi dhe se vdekja e tij është një humbje e madhe. Ai i shpreh mirënjohje Veizit për kontributin që ka dhënë për Kavajën si kryebashkiaku i parë i qytetit në periudhën post-komuniste.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Me hidhërim mësova për ndarjen nga jeta të z. Selim Veizi, kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të komunizmit. Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe. Mirënjohje e e pashlyeshme për kontributin e tij për Kavajën.U prehtë në paqe!