Kredemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në foltoren me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas. Nëpërmjet një statusi në “Twitter”, Basha shkruan se është e trishtueshme kur dëgjon se sa poshtë ka rënë Berisha.
Ai nënvizon se asnjë trillim, mashtrim, nuk do e shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.
Postimi i Bashës:
E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.
Sakaq kujtojmë se gjatë fjalës së tij në foltore, ish-kryeministri Sali Berisha solli një anekdotë për të cilën thotë se e ka siguruar nga burimet e tij amerikane.
“Ju garantoj që dora dorës do mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme. Por nuk është koha të harxhojmë kohë me të. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij mi ka imponuar Sali Berisha.
Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky, i thotë ambasadores: Të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha, më ka futur regjistrues Berisha dhe të bisedojmë jashtë. A mund të imagjinoni një gjë të tillë?
Unë atë nuk e pranoja kurrë për mandat të tretë. Do gjeja 100 mënyra të vija te ju. Nuk do pranoja kurrë bëheshim ministri e Edi Ramës. Atë që nuk mund të pranoj sovranitetin”, tha Berisha.