Në konferencën e sotme zhvilluar me kryetarët e partive, sekretari i brendshëm i PD foli për çështjen e 25 prillit.
Bardhi theksoi se aktualisht është bërë një analizë e brendshme për zgjedhjet e 25 prillit.
Ai gjithashtu u shpreh se së shpejti në mbledhjen e radhës të kryesisë do të prezantohet edhe analiza e kryer për të vijuar më tej me procesin e brendshëm të partisë.
“Konfirmoj që analiza është kryer dhe është dorëzuar tek secila degë dhe në mbledhjen e parë të kryesisë do të prezantohet analiza për të shkuar më pas në procesin e brendshëm të partisë”, tha Bardhi.
I ndalur tek dega e PD –së Fier dhe largimi i Luan Baçit, kreu i Partisë Demokratike tha se Baçi ka dhënë dorëheqjen një vit e gjysmë më parë, dhe se në këtë degë komandimi është bërë shumë mirë.
“Mbështetja e anëtarësisë së PD-së për mua ka shkuar 97% tani që po flasim! Baçi ka dhënë dorëheqjen një vit e gjysmë më parë. Komandimi është bërë në të mirë të organizmit në atë degë. Do të bëhet edhe në degë të tjera”, tha Basha.