Bardha Biturku i kthehet Erion Braçes: Kavaja nuk ishte kurrë një vend internimi!

Kavaja nuk ishte kurrë një vend internimi! 

Nga: Bardha Biturku

Pare ne kontekstin si u prezantu transferimi apo debimi apo largimi i mjekeve Dr Milto e Margarita Kostaqi ne Kavajë,per ne qe e kemi jetuar ate kohe,pertej politikes dhe perfitimit prej saj,

Unë them me bindje se: 

1. Kavaja si qyteti me i industrializuar i kohes per nga nr popullsisë nuk ishte vend internimi.

2. Kavaja me popullsine me homogjene dhe me fisnike ne Shqiperi nuk u be kurre pale me pushtetin kunder njeri-tjetrit kurre asnjehere madje  ishte kjo arsyeja kryesore qe 90-ta shpertheu ne Kavaje.

3. Kavaja ishte dhe mbetet number one si qyteti ,qe jabanxhinjte i trajton me mire se veten..(ose sic thone ndryshe kane bere  kokrren e qejfit..).etj.

Ne kete kontekst Kavaja s’mund te ishte kurre qytet internimi, madje quhej vend pellumbash e rrem Stambolli.

Tani, nese quhej transferim apo debim a largim per shkak te shijes se hidhur selective qe kishte lufta e klasave, sipas klasifikimit, ky eshte tjeter diskutim, por, ato si mjeke nuk erdhen ne Kavaje me rroba ngarkuar me makina ushtrie.

Jo kjo eshte genjeshter! 

Ato shkonin e vinin me tren cdo dite per nje kohe te gjate deri sa moren apartamente banimi te pallatet me te reja te kohes (tek parafabrikati) dhe aq shume i pelqeu Kavaja qe duart ua mbushte po plot sa deklaronin kudo se ne na ra me mire, se jetojme ne Kuvajt jo në Kavaje.

SUPERMARKET VEIZI
Kavaja di te vleresoje mire edhe aftesine e profesiinalizmin siç di te fale edhe dashuri e respekt  sikurse hesht e nuk t a pergojon kurre ryshfetin qe kerkohej ne forma shpeshhere kushtezuese, qe tregojne shpirtin jo human te mjekut…

Mesojini e tregojini brezave te verteten, mesojini qe lufta e klasave atehere te degdiste te vriste  e te poshteronte ne breza por thuajini te verboten  ama se si kofini pas te vjelash, per te “vrare” pas 40 vitesh Sali Berishen. 

Ju nuk mund te injoroni nje qytet ne s’kemi qene kurre vend internimi mesoje edhe ti Erjon Braçe se une besoj qe ti nuk e njeh fare Kavajen.

Keto histori nuk prodhojne me asnje reagim popullor sa kohe lufta e klasave vazhdon serish me metoda te ndyra qe prodhojne serish  persekutime duke vrare shpresen per te jetuar ne kete vend

Luftojeni Sali Berishen me modelin tuaj por me te mire ama, me ate vleresimit te dinjitetit njerezor te vleresmit e jo te shkelmimit te kontributit intelektual e profesional. 

Luftojeni duke dhene modelin e demokracise brenda Partise e jo te shtypjes e largimit te zerave ndryshe, luftojeni duke zgjedhur rrugen e sherbimit si politikan, jo ate te interesit vetjak se u dendet n pasuri pa punuar fare luftojeni duke vendos me te miret ne krye te puneve jo te selektuarit e pazareve qe kane mbush administraten..

Mjerisht sot Kavaja s’ka as edhe nje media te veten, as guxim e as deshire per t’a bere, per te rritur peshen e fjales dhe integritetin e saj qytetar, por kujtesen e ka te paster sic ka shpirtin.

Luftojeni Sali Berishen me model shprese jo zbrazetie.