Shtëpitë e pa rindërtuara dhe vonesat e krijuara në marrjen e bonusit të qirasë kanë ngritur në protestë disa familje të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 në Bashkinë e Kurbinit.
Ata janë mbledhur para bashkisë për të kërkuar zgjidhje të situatës.
Të prekurit nga tërmeti thonë se po kërkojnë prej gjashtë muajsh takim me përfaqësuesit e bashkisë për të mësuar mbi procesin e rindërtimit, por deri më tani nuk janë pritur nga askush.
“Kërkoj Majlinda Carën, për ditë vij këtu tek këto vajzat e më thonë që nuk është.
Si ka mundësi për 6 muaj kryetarja e bashkisë nuk të lidh një takim? Kur ishte puna për të prish shtëpinë më nxori në rrugë të madhe. Unë kam një person të paralizuar, kam edhe fëmijë jetimë në shtëpi…Tani nuk na kanë dhënë as bonus qiraje. Kam një muaj e gjysmë që nuk marr bonus qiraje.”