Bajrami, ishte padyshim futbollisti që çoi “peshë”, zemrat kuqezi, ende pa u mbushur 1 minutë lojë, duke bërë kështu që goli i tij të futet në histori, si goli më i shpejtë i realizuar ndonjëherë, vetëm 23 sekonda lojë.
Në pëfundim të ndeshjes, ai tha: E kemi ditur të gjithë që Italia është shumë e fortë. Kemi bërë të gjithë maksimumin, do të luftojmë për çdo pikë dhe për çdo top. Për ne është arritje e madhe që luajmë në Europian, do të vazhdojmë kështu. Kemi disa ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Kroacinë, duhet të korrigjojmë ato që nuk bëmë mirë.