Të gjithë po flasin për aksionin e madh të SPAK, për 51 urdhër arrestet dhe për përgjimet që kanë dalë nga brenda SPAK-ut dhe janë publikuar në media.
Por duket se në përgjime janë përmendur edhe emra që nuk do i mendonim kurrë se do ishin aty. Një nga ta është edhe Baba Mondi, kreu i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Ai del në komunikimet SKY, si një person i cili ka përdorur gangsterët, eksponentët kriminalë, që të bëjnë presione në marrjen e disa pronave.
Sipas disa mediave Baba Mondi ka dalë në 42 komunikime të SKY-t ku eksponentë të krimit thonë se “kanë marrë porosi nga Baba Mondi, për ca toka në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë, Sarandë, Lezhë e Shkodër.
“Të fortët” koordinojnë veprimet e tyre me zyrtarë dhe gjyqtarë që të ndihmojnë baba Mondin të marrë pronat e Gjyshatës, me anë të presioneve.