Armenia dhe Azerbajxhani kanë filluar bisedimet në Gjenevë, me ndërmjetësimin ndërkombëtar, për të gjetur një zgjidhje të konfliktit të armatosur për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.
Bisedimet po ndërmjetësohet nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, shtete që kryesojnë të ashtuquajturin Grup të Minskut të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë. Edhe më herët, mes vendeve janë arritur tre armëpushime, mirëpo asnjëri nuk është mbajtur.
Grupi i Minskut është një nismë diplomatike që ka për qëllim zgjidhjen e këtij konflikti, që daton që prej vitit 1988, duke thënë se do të merren të gjithë hapat e nevojshëm për të arritur një zgjidhje paqësore. Luftimet e fundit në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut, që nisën më 27 shtator, kanë lënë të vrarë qindra ushtarë dhe civilë dhe këto luftime po konsiderohen si më të ashprat që prej armëpushimit të vitit 1994.