Avokat Arian Andoni denoncon: Polici më vendosi gjobë por nuk pranoi ta firmosë. Mesazh Ministrit të Brendshëm

Avokat Arian Andoni denoncon: Polici më vendosi gjobë por nuk pranoi ta firmosë. Mesazh Ministrit të Brendshëm

Avokati i njohur në Kavajë Arian Andoni ka denoncuar sot me zë dhe figurë aktin shkeljes së detyrës nga Punonjësit e Policisë rrugore në qytet. 

Në denoncimin e tij publik, drejtuar edhe Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Avokat Andoni pretendon se efektivi i ka vendosur gjobë makinës së tij duke shënuar “mosprezencë” të drejtuesit të mjetit ndërkohë që Ai jo vetëm ishte prezent po i kërkon ta firmosë. 

Në fletën e gjobës dhe videot e publikuara nga Andoni, që Kavaja.Net i disponon shihet se polici largohet nga mjeti pas vënies së gjobës dhe nuk pranon që ai ta firmosë.

Denoncimi publik i Avokat Arian Andoni:

DENONCIM QYTETAR

Drejtuar, Ministrit te Brendshem!

Drejtuar,oganeve ligjzbatuese !

Drejtuar, opinionit qytetar, te qytetit tone.

Dua te denoncoj, policin e qarkullimit rrugor te qytetit te Kavajes, B.Goduni, per vendosjen e nje gjobe (qe do jua tregoj me foto).

Polici ne fjale, ka shperdoruar detyren dhe ka fallsifikuar ne kete akt administrativ te kryer prej tij. 

Une isha i pranishem ne vendosjen e gjobes.

Madje duke ia deklaruar policit, qe je duke u filmuar,prandaj me jep fleten e gjobes qe ta firmos. Ndersa ai me propotence nuk pranoi, duke e shenuar fleten e gjobes, qe une nuk isha i pranishem.

Shikoni me poshte te nderuar, shkeljen dhe fallsifikimin e ketij polici.