Atentati në Lushnje/ Emrat, Kush janë viktima dhe të plagosurit

Lushnja është tronditur nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e sotme.

Persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje në drejtim të një lokali. Raportohet se viktimë e këtij atentati ka mbetur 34-vjeçari Bledar Muçaj, baba i dy fëmijëve, e njëkohësisht pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja, ndërkohë thuhet se e persona kanë mbetur të plagosur.

Identifikohen personat që kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri drejt një lokali në Lushnjë.

Bëhet fjalë për shtetasit Judin Velo, Ervis Tafa, Sara Liçi, ndërsa viktima është Bledar Muçaj, pronar i lokalit. Deri më tani nuk dihet nëse viktima ka qenë i ulur me personat e plagosur.

Po ashtu mësohet se atentatorët kanë hapur zjarr nga një makinë që ka qenë në lëvizje, duke qëlluar me breshëri automatiku drejt lokalit, që ka qenë i populluar.

Video nga Vendngjarja 👇

https://youtu.be/8TzdRwkaD4k