Atentati me eksploziv/ 34-vjeçari me dy mbiemra, pistat ku po heton policia

Këtë të dielë Vlora është tronditur nga një shpërthim eksploziv.

34-vjeçari Indrit Sadedini ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘10 korriku’ të këtij qyteti në parkimin e një pallati.


Grupi hetimor është duke shqyrtuar dy mundësi për këtë ngjarje, nëse lënda eksplozive është aktivizuar nëpërmjet sinjalit të celularit apo e komanduar në distancë.


Fillimisht nga disa kamera është parë se në momentin kur lënda është aktivizuar, pranë perimetrit nuk ndodhej dikush i dyshimtë.

“Tani çelësi i hetimit janë kamerat me një rreze më të madhe të vendit të ngjarjes për të kuptuar se kanë lëvizur autorët.  Gjithashtu policia po heton në lidhje me konfliktet të hapura që ka 34-vjeçari,  për të kuptuar përse ai ishte shënjestër e këtij sulmi brutal.”, ka raportuar gazetarja, ndërsa shton: Nga informacionet paraprake thuhet se 34-vjeçari është në gjendje të rëndë. Ai ka përdorur edhe një mbiemër tjetër, ndërsa momentalisht policia është orientuar tek miqtë e ngushtë  dhe familjarët për të marrë më shumë të dhëna për këtë ngjarje që tronditi Vlorën”.

Ndërkohë dyshohet për një automjet të djegur në fshatin Babicë.