Dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Milot. Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur shtetasit Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi.
Të dy janë dërguar në spital, Brahimi në atë të Traumës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa Preçi ka marrë plagë, por është jashtë rrezikut.
Atentati ndodhi në oborrin e banesës së Brahimit, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre.