Atentat ndaj Vladimir Putinit, limuzina e tij sulmohet rrugës drejt rezidencës presidenciale

Makina e Vladimir Putinit u ‘sulmua’ në atë që mund të ketë qenë një atentat, sipas një pretendimi të pakonfirmuar.

Limuzina e tij u godit nga një shpërthim i fortë në ‘rrotën e saj të përparme të majtë”, thuhet nw kanalin e Telegramit General SVR.

General SVR është një kanal rus Telegram që poston rregullisht informacione të supozuara të brendshme për Putinin dhe Kremlinin.

Makina shkoi drejt sigurisë me Putinin e padëmtuar, por ka pasur arrestime të shumta nga shërbimi i tij i sigurisë.

Sipas kanalit anti-Kremlin, Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare në një në një autokolonë mes frikës së thellë rreth sigurisë sw tij.

Kjo përfshinte pesë makina të blinduara, me Putinin në të tretën, sipas tyre.

Megjithatë, makina e Putinit u largua nga vendi i sulmit dhe iu drejtuar rezidencës së Presidentit rus.