Hygerta Meta është 19-vjeçarja që vrau me armë zjarri babain e saj Pëllumb Meta. Ky i fundit u vra nga vajza para 10 ditësh. Sipas Hygertës krimin e ka kryer pasi babai donte ta fejonte me zor. Para policisë ako ka treguar se kishte konflikte dhe përplasje të vazhdueshme mes tyre. Vajza ka thënë se kishte vetëm dy opsione ose ta vriste ose të arratisej.
“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë”, tha vajza.
“Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain”, mësohet të ketë deklaruar ajo.