Është përkeqësuar situata nga riaktivizimi i vatrave të zjarrit në Gjirokastër, ku janë asfiksuar 10 banorë.
Shihet se tymi dhe flakët kanë “pushtuar” disa fshatra të qytetit të gurtë.
Ka nisur evakuimi i banorëve në dy fshatrat Arshi Lëngo dhe Asim Zeneli, pasi situata është më e rënduar. Në video shihen Forcat e Armatosura, që marrin banorët mes tymit, i cili është futur në fshatra.
Aktualisht situata nga zjarri është jashtë kontrollit, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri.