Artikulli i gazetës austriake/ Meta: Po përgatisim padinë! Do kërkojmë dëmshpërblim për imazhin

Presidenti Ilir Meta ka treguar se do të kërkojë dëmshpërblim nga gazeta austriake që publikoi artikullin ku pretendonte se kreu i shtetit kishte paguar 700 mijë dollarë për të qenë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump në SHBA.

Meta tha se aktualisht, mbrojtja e tij po përgatit padinë ndaj gazetës austriake dhe po punohet për të gjetur përfaqësuesit e tij.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Presidenti tha se do kërkojë dëmshpërblim për imazhin e Shqipërisë, por nuk e zbuloi se në çfarë konsiston ajo.

“Ne po përgatisim padinë. Po punojmë për të gjetur përfaqësuesit tanë atje. Pastaj do shohim dhe do bëjmë. Mendoj që objektivi im kryesor do jetë jo vetëm për të fituar gjyqin 100%, por për të kërkuar dëmshpërblim për imazhin e Shqipërisë, jo për veten”, tha Meta.

Meta thotë se artikulli i kësaj gazete është një trillim mafioz dhe ordiner.

“Artikulli i gazetës austriake një trillim mafioz dhe ordiner. Nuk kam patur kurrë problem të bej foto. Të vishesh si grua dhe të paguash, si gruaja e dikujt tjeter, (gruaja e Bilalit) për të bërë një foto kjo nuk është normale. I vetmi dëshmitar qe mendoj se mund të dalë në gjyqin tim kundër gazetës austriake do te jete inceneratori i Tiranes. Kam qenë i pari që kam denoncuar me fakte për sa i takon aferave të inceneratorëve. Procesi gjyqësor në Vjenë do ta sqaroj këtë çështje, dhe vullneti im është që ti shkoj deri në fund kësaj çështje dhe t’iu sjell këtu vendimin e gjykatës për pafajësinë time”, tha Meta.