Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të pathëna në lidhje me operacionin e bujshëm të RENEA-s pak ditë më parë në Elbasan.
Sipas tij, RENEA shkoi në një operacion shumë sekret në Elbasan për të arrestuar një person shumë të kërkuar, i cili deri më tani nuk ka rezultuar në listat e policisë. Sipas Hoxhës, askush nuk e dinte në Elbasan për operacionin që do të bëhej.
“U është dhënë një adresë dhe një emër. As trupa nuk e dinte që po shkonte atje. Është një person me inicialet L.M dhe nuk e kam hasur ndonjëherë.
Ai është i panjohur për ne, por jo për policinë. Nuk e di nëse ky person ka dalë për shkak të Dumanit apo Hoxhajt. Nuk dihet nëse është vrasës apo organizator atentatesh, por njeri i rrezikshëm prandaj RENEA ka shkuar në Elbasan për këtë person.
U kontrollua për këtë në tre katër adresa. Kur nuk kapën këtë, RENEA ka shkuar në tregun e Elbasanit dhe kanë shoqëruar dhjetë persona.
Pastaj thanë se kishin shkuar për Suel Çelën dhe në fakt nuk kishte lidhje fare me Suel Çelën”, tha Artan Hoxha në Abc Live.