Arrestohet në Dubai ‘i forti’ Elbasanit, Florenc Çapja

Florenc Çapja, i njohur ndryshe si një nga të fortët e Elbasanit, është arrestuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara.

Çapja është arrestuar vetëm një muaj pasi u largua nga Shqipëria në mënyrë enigmatike, ditën që u arrestuar vëllai i tij, Ardian Çapja.

Florenc dhe Ardian Çapja akuzohen për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir, në vitin 2012.

Ndërsa Ardian Çapja u arrestua në fillim të muajit prillit gjatë operacionit “Krasta 2021” për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, në kërkim për të njëjtën ngjarje u vendos edhe Florenc Çapja.

Të dy këta shtetas  akuzohen nga prokuroria si porositës dhe organizator të vrasjes, që dyshohet se është pasojë e një vargu hakmarrjesh në Elbasan.