Arrestohet me urdhër të SPAK ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja. SPAK deklaratë zyrtare: Ish-deputeti nën akuzë për 3 vepra penale

Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja. Ishdeputeti socialist është prangosur pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit disa ditë pasi u mor i pandehur nga SPAK.

Struktura e Posaçme e akuzoi atë për “shpërdorim detyre”. Çyrbja dha dorëheqjen edhe nga mandati i deputetit një ditë pasi prokurorët i komunikuan akuzat. Jurgis Çyrbja akuzohet për “shpërdorim detyre” në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit.

SPAK me anë të një deklarate për mediat ka dhënë detaje nga arrestimi i Jurgis Çyrbjas.

Çyrbja akuzohet për tre vepra penale. Ai është i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Përpos akuzave për shpërdorim detyre, Çyrbja është në akuzë për vepra penale që kanë lidhje me zgjedhjet.

Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje. “Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Bashkë me Çyrbjen është prangosur edhe shtetasi Ahmet Masha, njohur si “Meçe”. Ahmet Masha është person me precedentë penal, pasi është arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Durrësit në dhjetor të vitit 2013 për kontrabandë mallrash në portin e Durrës. Përpos arrestimit të Çyrbjes dhe Mashës, në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas./ BW