Arrestohen gjashtë persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Gjashtë persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy të tjerë po procedohen në gjendje të lirë nga policia.

Policia ka arrestuar një 25-vjeçare, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë shtetasen V.B., 25-vjeç , pasi gjatë kontrollit të mjetit iu sekuestrua një sasi lëndë e dyshuar kanabis sativa.

Po ashtu një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi me anë të mashtrimit dyshohet se i ka marrë shumën 2000 euro shtetasit M.M.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, si dhe procedohet penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar kanabis dhe një armë e ftohtë (thikë).

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.A., 25 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja V.B., 25 vjeçe, pasi në Mullet, në afërsi të një lavazhi, gjatë kontrollit të mjetit me drejtuese shtetasen V.B., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar canabis sativa, të cilën dyshohet se ja kishte shitur shtetasi E.A., i cili sapo ka parë sherbimet e Policisë të afroheshin pranë tij ka hedhur në tokë një sasi lënde e dyshuar canabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.Ç., 21 vjeç, i cili në anë të mashtrimit i ka marrë shumën prej 2000 Euro shtetasit M.M.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur A.H., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar canabis sativa si dhe një mjet prerës ( thikë). Nga veprimet hetimore, kqyerja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se shtetasi A.H, është autor i disa vjedhjëve të biçikletave në zonën e Unazës së re dhe Kombinatit. Vjedhjet janë dokumentuar dhe faktuar nga pamjet filmike si dhe nga vetëdeklarimi që ka dhënë ky shtetas.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• A.Sh., 61 vjeç dhe K.L., 27 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

•B.Z., 42 vjeçe, pasi ditën e djeshme, në Fushë Prezë, pa shkuar tek ura e “Gjoles”, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen Golf”, ka aksidentuar dy mjete, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njëri prej mjeteve shtetasi M.H., dhe pasagjerve në mjet shtetaset L.H., B.H., K.B dhe M.B., të cilët ndodhen në spital, nënkujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme./Tpz