Arrestimi i Ilir Metës, Berisha lëshon ‘bombën’: Urdhër për ta eliminuar politikisht, ndoshta edhe fizikisht

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me informacionet për arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sali Berisha u shpreh se është një persekutim që po i bëhet Ilir Metës, ndërsa ngriti dyshime se është urdhëruar edhe eliminimi fizik i tij.

“Është politik, nuk kanë publikuar asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta fizik të Ilir Metës.

Rama është i implikuar direk në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Ju kam informuar këtu se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën”, tha Berisha./BW