Arben Meta, i riu nga Kavaja përfaqësoi Partinë Demokratike në Konferencën e PPE në Bruksel

Sekretari i Organizimit dhe i Burimeve Njerëzore të PD Kavajë, Arben Meta, ka përfaqësuar PDSH në një konferencë 1 javore të Partive Popullore Europiane në Bruksel, nga ku kanë zhvilluar takime në Parlamentin dhe Komisionin Europian.

Fokus i kësaj konference ishte integrimi i vendeve të Ballkanit perëndimor në BE dhe shkëmbimi i eksperiencave të vendeve të ndryshme dhe ekspertëve të Epp për metodat e reja të menaxhimit të suksesshëm të fushatave elektorale.

Stafi ynë i uron suksese të mëtejshme të riut nga Kavaja, Arben Meta në rrugëtimin e tij politik.

Të tillë të rinj të mirëarsimuar dhe të aftë i duhen politikës, jo vetëm në Kavajë, por në të gjithë Shqipërinë.