Anglia dhe Sllovenia “fluturojnë” në fazën tjetër, Danimarka “përzë” Serbinë nga Europiani

Anglia nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndaj Sllovenisë me shifrat 0-0, rezultat ky që i dërgon të dyja skuadrat në fazën tjetër.

“3 luanët dominuan në fraksionin e parë, por pa realizuar dot. Ekipi i Kek kishte menduar mjaft mirë për mbrojtjen, duke mos i lejuar hapësira kundërshtarit. Fraksioni i dytë, ashtu siç pritej, u bë edhe më interesant, por sërish goli mungoi. Anglia e mbyll si vend i parë me 5 pikë, Sllovenia me 3 pikë kalon si e tre-ta.

Danimarka me 3 pikë merr vendin e dytë, duke bërë kështu që barazimi 0-0 të eleminojë serbët me 2 pikë. Danezët u vendosën në kërkim të golit dhe e gjetën atë në mesin e fraksionit të parë, por gjithçka u anulua. Me kalimin e minutave, ritmi ra, me të dyja skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes në barazim. Asnjë ndryshim rezultati, pavarësisht rasteve.