Anëtari i Komisionit Hetimor, Spartak Braho i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që të ndryshojë kurs sepse është në drejtimin e gabuar.
Ai la të nënkuptohej se do ndodhin shumë gjëra, por përmendi vetëm shkarkimin e tij, i bindur se do të votohet në shumicë në Parlament.
Ndërkohë për Berishën tha se ka dashur të burgoset me kohë dhe të mbajë përgjegjësi për çfarë i ka bërë Shqipërisë.
Karapanxho: Keni informacione se Meta është në listën e zezë të SHBA?
Braho: Jo huk kam informacione, dhe uroj që të mos jetë në listën e zezë. I them Ilir bëj kujdes, kthehu nga rruga ku je futur se ditë të rënda po të presin.
Karapanxho: Çfarë ditësh të rënda po e presin Metën?
Braho: Po pse pak të duket ty shkarkimi nga posti i Presidentit?
Karapanxho: Po për vendimin e DASH për Berishën “non-grata” çfarë mendoni?
Braho: Berisha ka dashur burgosur me kohë. Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Berisha ka për të mbetur gjithnjë Berisha. Nuk ndryshon. Duhet të mbajë përgjegjësi për shumë gjëra.