Firma e njohur lidër në treg Gillette ka nisur fushatën e re të vitit dhe imazhi i kompanisë amerikane për Shqipërinë është ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila.
Koncepti përqendrohet në butësinë, seriozitetin, karakterin dhe vendosmërinë e ish-futbollistit.
Çfarë do të thotë sot të jesh një Kampion i vërtetë?
Do të thotë të shkosh drejt e në pikë, të jesh praktik dhe të gjesh zgjidhjen më të shpejtë, siç bëri Lila kur shënoi ndaj Interit.
Atëherë, pse hezitojnë kur bëhet fjalë për rruajtjen me produkte të dobëta që ngadalësojnë rruajtjen dhe irritojnë lëkurën? Përgjigja është “Rruaj si Kampion!”
Kujtojmë që Gillette përdor si imazh njerëz të njohur të botës së modës apo sportit.
Mes tyre Buffon, Lewandowski, Bobo Vieri, Alessandro Matri, Andrea Pirlo apo edhe lojtarët e Kombëatres së Spanjës.
Çfarë është Gillete? Gillette është një markë amerikane e rrojeve të sigurisë dhe produkteve të tjera të kujdesit personal duke përfshirë furnizimet e rruajtjes, në pronësi të korporatës shumë-kombëtare Procter & Gamble (P&G).
Me seli në Boston, Massachusetts, Shtetet e Bashkuara, ishte në pronësi të The Gillette Company, një furnizues i produkteve nën marka të ndryshme derisa ajo kompani u bashkua në P&G në 2005. Kompania Gillette u themelua nga King C. Gillette në 1901 si një prodhues rroje sigurie.