Deri më tash në Bashkimin Evropian, sa herë që është folur për procesin e zgjerimit të tij, është përmendur “gjashtëshja ballkanike”: Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina.
Me një dinamikë dukshëm të ngadalësuar, BE-ja e ka vazhduar procesin e përafrimit me to – katër prej të cilave: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë statusin e vendit kandidat – por vetëm Mali i Zi dhe Serbia janë duke zhvilluar negociata për anëtarësimin.