Ambulanca përplaset me “golf-in”, 1 vdekur dhe 3 të plagosur

Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit pak para mesnatës, ku një ambulancë është përplasur me një mjet tjetër e për pasojë ka humbur jetën pacientja dhe janë plagosur tre persona të tjerë. Policia e Tiranës njofton se aksidenti ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, ku janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin Antion Abazi me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

SUPERMARKET VEIZI

Policia ka shoqëruar drejtuesin e autoambulancës, shtetasin Ilir Shullazi. Po kështu janë zbuluar dhe identitetet e personave të tjerë të përfshirë në aksidentin fatal.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja Anila Bërdaku, 42 vjeçe që nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes.

Të plagosur rëndë kanë mbetur shoqëruesja e saj, shtetasja Marsida Bërdaku, 32 vjeçe, infermieri i ambulancës Arjan Balloku, 30 vjeç, si dhe shtetasi Yrmelind Gashi, 22 vjeç, i cili ishte pasagjer në mjetin tjetër që drejtohej nga Antion Abazi që u përplas me ambulancën.