“Alqi Bllako ka shprehur një dëshirë”, Avokati tregon nëse ish-deputeti do bashkëpunojë me drejtësinë


Avokati Sokol Hazizaj ka deklaruar se Alqi Bllako ka shprehur vetëm një dëshirë, që të përballet me organet e drejtësisë, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij.

I pyetur nëse Bllako do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, duke bërë  përgjegjës persona të tjerë, Hazizaj tha se në pozicionin që kishte si funksionar jo i lartë publik, ai nuk mundej të identifikonte përgjegjës të tjerë.

“Do flasë në mbrojtje të rolit që ka luajtur ai në karakterin administrativ dhe në mbrojte të interesave të tij”, tha Hazizaj në emisionin “Opinion”, duke lënë të kuptohet se Bllako nuk do të flasë për persona të tjerë përgjegjës në aferën e inceneratoreve.

Pjesë nga intervista

Pyetje: A është i gatshëm Bllako që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, i penduar?

Hazizaj: I mbrojturi prej meje, Alqi Bllako në cdo moment ka shprehur një dëshirë, të përballet me organet e drejtësisë për të marr pafajësinë.

Pyetje: A sheh ai përgjegjës mbi të? A mendon Alqi Bllako që superior të tij kanë qenë të involvuar në këtë çështje?

Hazizaj: Që nga akuza e vendosur nga organi procedural i hetimit deri tek gjykata, nuk përputhet me rolin që ka ushtruar Alqi Bllako në detyrë si sekretari i përgjithshëm. Nuk është funksionar i lartë publik, por një funksionar që vjen për shkak të ligjit për nëpunësin civil. Në këto kushte Alqi Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të funksionarit jo të lartë publik nuk ka patur mundësi, nuk ka mundësi dhe nuk do ketë mundësi të identifikojë probleme të tjerë përveçse marrjes së drejtësisë nga ana e tij. Do flasë në mbrojtje të rolit që ka luajtur ai në karakterin administrativ dhe në mbrojte të interesave të tij.