Nga Dr. Hasan Bello
Ali Kelmendi lindi ne qytetin e Pejes me 3 nentor 1900 dhe vdiq ne Paris nga tuberkulozi me 7 shkurt 1939. Ne vitet 1930-1935 Aliu ka luajtur nje rol kryesore per perhapjen e komunizmit ne Shqiperi si organizator dhe agjitator i specializuar. Per kete, atij i sherbeu dhe eksperienca qe kishte mare ne shkollen e GPU (sherbimit sekret sovjetik) ne periferi te Moskes. Ne BS ai ishte dalluar nga shoket e tij shqiptare per seriozitetin dhe vendosmerine. Por ata e therrisnin “mizantrop”, per shkak te fytyres se zymte dhe prej pokeristi. Ne Shqiperi, Aliu do te shquhet si nje nga lojtaret me te mire te pokerit. Madje veprimtarine e tij sekrete, si agjitator i komunizmit dhe informator i GPU ai do ta kamufloje duke luajtur kumar me nenpunes te larte te shtetit. Sipas Koco Tashkos, Aliu kishte fat te madh ne loje, kurdohere fitonte, dhe humbiste vetem kur nuk deshironte te deshperonte partneret. Me parate qe fitoi ndihmonte shoket komuniste dhe veshi te gjithe dhembet me flori. “Ai s’kishte asnje dhemb te bardhe kur e pashe ne Moske me 1936”-, shkruan Koco Tashko. Edhe kur e internuan, sipas tij, nderhyne shoket e tij pokeriste, nenpunes te larte, qe te mos e dergonin larg me qellim qe te kishin mundesi te luanin sa me shpesh. Ne fakt, kjo e fundit nuk qendron. Zogu e internoi Aliun ne Korce e cila ishte kryeqender e levizjes komuniste dhe me pas ne Gjirokaster. Keshtu, sherbimi sekret i kohes kishte me teper mundesi per te zbuluar bashkepunetoret e tij. Nga Gjirokastra Aliu kaloi ilegalisht ne Greqi dhe me ndihmen e Partise Komuniste Greke, ne fillim te vitit 1936 mundi te hipte ne nje anije e te arrije ne nje liman sovjetik.
Aliu vdiq ne Paris dhe varrimi iu organizua nga Partia Komuniste Franceze, ku moren pjese punetore shqiptare dhe perfaqesues te partive simotra. Nga kumari nuk hoqi dore kurre…