Akuzohet për drogimin dhe përdhunimin e 23 grave, FBI shokohet nga fotot që gjen në telefonin e ish-diplomantit të njohur amerikan (Detaje tronditëse)


Një ish-diplomat amerikan i cili akuzohet për drogimin dhe përdhunimin e 23 grave për 14-viteve rresht, rrezikon që të dënohet me burgim të përjetshëm.

Daily Mail shkruan se ish-diplomati Brain Jeffrey Raymond gjatë asaj periudhe ai punonte në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mexico City.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, Brain Jeffrey Raymond nga La Mesa, Kaliforni, u shpall fajtor të premten. 45-vjeçari akuzohet për abuzim seksual federal dhe transportimin të akuzave materiale të pahijshme.

MUNDËSI PUNËSIMI NE KAVAJË 👇

Hetimi i parë për Raymond nisi kur një grua nudo u pa duke bërtitur për ndihmë në ballkonin e apartamentit të tij në Mexico City, majin e kaluar.

Gruaja i tha FBI-së se nuk i kujtoheshin ngjarjet, pasi kishin konsumuar pije dhe ushqim të siguruar nga 45-vjeçari. Ky i fundit u arrestua në La Mesa tetorin e kaluar, për akuzën detyrim dhe joshje.

“Brian Raymond tradhtoi besimin e dhënë si një punonjës i qeverisë amerikane që përfaqëson Shtetet e Bashkuara jashtë vendit. Ai abuzoi seksualisht dhe shfrytëzoi gratë e pambrojtura që ai shënjëstroi në SHBA dhe në të gjithë botën”, tha në një deklaratë ndihmës prokurori i Përgjithshëm, Kenneth A. Polite.

Ky i fundit shtoi se Prokuroria, Departamenti i Drejtësisë dhe partnerët e tij të zbatimit të ligjit, do të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të mbajtur përgjegjës ata që viktimizojnë gratë.

Gjatë hetimit të gjatë, agjentët e FBI-së janë shprehur se kanë gjetur qindra fotografi dhe video në telefonat e Raymond apo pajisje të tjera elektronike, që përshkruanin më shumë se 20 gra pa ndjenja dhe nudo, ose pjesërisht të zhveshura.

Dosjet datojnë që nga viti 2006, duke vazhduar deri në maj të vitit 2020. Nga imazhet e ruajtura nga vetë 45-vjeçari, duket qartë se si ai përkëdhel gjoksin dhe të pasmet e viktimave. Gjithashtu ai shtrihej në shtrat me gra pandjenja.

“Daily Mail” shkruan se gjatë kohës së tyre me Raymond, gratë pretendojnë se kishin humbje të kujtesës dhe se nuk kishin aspak dijeni për fotografitë, videot apo detaje të tjera.

Për më tepër, agjentët e FBI-së kanë shtuar se pas këqyrjes së fotove apo videove, vihen re gra pandjenja nën efektet e ilaçeve me recetë të kombinuar me alkool.