Akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie/ Masë sigurie për Sali Berishën, detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit

GJKKO ka caktuar mbrëmjen e sotme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Masa e sigurisë për ish-kryeministrin e vendit u dha në kuadër të hetimeve nga SPAK për privatizimin e kompleksit sportiv të klubit Partizani në kryeqytet.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se akuzat që rëndojnë ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi janë korrupsion, pastrim parash si edhe fshehje e deklarim i rremë i pasurisë.

Më herët sot u ndalua në aeroportin e Rinasit dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua nga policia për të njëjtat akuza.