Aktakuza nga Haga/ Hashim Thaçi jep dorëheqjen si president i Republikës së Kosovës


Hashim Thaci jep dorëheqjen si president i Republikës. Ai tha se vendimi vjen pas komunikimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë kundër tij, e cila e ngarkon atë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Para pak çastesh jam informuar prej njerëzve kompetent se gjyqtari i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje. Janë këto momente të vështira për mua dhe familjen time. Çmimi i vogël i radhës që kërkohet të paguhet për lirinë e vendit tonë.  Unë jam me fat që jam gjallë e kam parë me sytë e mi ëndrrën tonë shekullore të bëhet realitet.

Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK. Krenar që bashkë me aletatët tanë kemi luftuar regjimin e Miloshevicit, e kemi fituar lirinë. Fitorja jonë ka nënkuptuar edhe përgjegjësi. Kemi qenë të përkushtuar për shtet. Jemi populli liridashës, por jo hakmarrës, asnjë pretendim nuk do shkruajë historinë. Kosova ka qenë viktima Serbia agresori.

Ju lus për maturi qetësi, unitet e bashkim. Të qëndrojmë të bashkuar garanton suksesin tonë. Suksesi ynë është Kosova e lirë. Jemi shtet demokratik e shoqëri ku sundon ligji e demokracia. Duhet të ruajmë besimin në dialog të brendshëm, fqinjësor e paqe në rajon. Nuk do lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Kosovës. Ndaj për të mbrotjur integritetin e Kosovës unë sot jap dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës.”-tha Thaci, në në një deklaratë për mediat.

FJALIMI I PLOTË I THAÇIT:
Para pak çastesh jam informuar zyrtarisht se gjykatësi i procedurës parapake i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Janë këto momente jo të lehta për mua, familjen time dhe juve që më keni mbështetur për këto tri dekada.

Jam në dispozicion të drejtësisë, duke besuar në drejtësi unë besoj në të vërtetën, pajtimin dhe të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë sonë. Prandaj sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëj thirrje që të mos humbisni shpresën, durimin dhe besimin. Sot më shumë se kurrë ju ftoj që të reflektojmë se sa shumë kemi fituar si komb në këto tri dekada. Kemi fituar lirinë, pavarësinë dhe tani po ndërtojmë dhe zhvillojmë shtetin tonë. Aktakuza kundër meje dhe bashkëluftëtarëve të mi është çmim i vogël I radhës që kërkohet ta paguajmë për lirinë e vendit dhe popullit tonë.

Shumë lehtë kam mundur të mos jem fare në këtë botë, sikur edhe mijëra bashkëkombës tanë që dhanë jetën për liri dhe pavarësi. Por jam me fat që jam gjallë dhe kam parë me sytë e mi e përjetuar ëndrrën tonë shekullore të bërë realitet, jam krenar që kam qenë pjesëtar i UÇK-së, vlerës më sublime të kombit shqiptarë, jam krenar bashkë me BE-në dhe aleatët tanë kemi luftuar regjimin e Millosheviçit dhe jam krenar që bashkërisht e kemi luftuar lirinë. Fitorja jonë e përbashkët gjithmonë ka nënkuptuar edhe përgjegjësi, prandaj menjëherë kemi qenë të përkushtuar për shtet ndërtim d he pajtim ndëretnik.
Vetëm tolerance, respekti dhe bashkëjetesë janë ato që qojnë vendin përpara. Jemi liridashës dhe jo popull hakmarrës, prandaj asnjë pretendim s’mund të ndryshojë apo të shkruaj historinë. Kosova ka qenë viktima, e Serbia agresori.

Kjo situatë e re është mundësi e re për Kosovën dhe duhet ta shënojmë në avantazh për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës dhe kjo arrihet duke ruajtur unitetin me qytetarët dhe bashkësinë ndërkombëtarë.
Ju lus për maturi, qetësi dhe për unitet dhe bashkim, të qëndrojmë të bashkuar kjo është ajo që garanton suksesin tonë. Suksesi ynë është Kosova e lirë, shtet i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik, pra si vend e atdhe i të gjithë qytetarëve. Jemi shtet ku sundon ligji dhe drejtësia, Kosova është storie e suksesit qytetar dhe institucioneve të vendit dhe bashkëpunimit të ngushtë me BE-në.

Ruajtëm besimin në dialog të brendshëm, cilësor dhe për paqe në rajon. Ashtu të dashur qytetar siç kam premtuar, s’do të lejojë në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Kosovës dhe shtetit të Kosovës, unë sot jam dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës.

Ndihem shumë krenar për përgjegjësinë që kam mbajtur në këto tri dekada në udhëheqjen e institucioneve nga vota e qytetarëve të Kosovës. Në këto rrethana të reja ftoj forcat politike të dëshmojnë mature të qëndrojmë të bashkuar e të mos lejojmë të thellohemi në krize kushtetuese apo institucionale, të vëmë interes të shtetit mbi ato personale. Vendi ynë s’ka kohë të humb prandaj iu ftoj të ruajmë orientimin atlantik të shtetit dhe shoqërisë. Iu ftoj të besoni në shtetin e Kosovës dhe Kosovën e re e evropiane, në atë të rendit dhe ligjit, në Kosovën në NATO dhe raporte special e të përhershme me SHBA-në.
Shpreh mirënjohje dhe falënderim me shtetet evropiane që kemi ecur krahë përkrahë, falënderim për SHBA-në dhe aleatët tanë në tërë botën. Asnjë sfidë nuk do të mund të cenojë partneritetin e Kosovës me aleatët tanë, në rrugën tonë drejt vlerave atlantike. Të dashur qytetarë iu falënderojë për solidaritetin dhe mbështetjen në këtë periudhë kohore, por ju ftoj që ta ruani qetësinë dhe të shmangni çdo lloj manifestimi publik, mbështetës apo protestues. Drejtësia nuk bëhet në rrugë, por me ballafaqim të argumenteve. Iu falënderoj për besimin sepse kjo nuk është lamtumirë, por vetë mirupafshim. Do të shihemi prapë e do të dalim faqebardhë, ky është premtimi im për ju. Zoti e bekoftë Kosovën./Bw