“Akt terrorist”, Meta për aksionin e paligjshëm në ‘Prestige Resort’: Ishte me leje me kusht? Pse IKMT s’shkon të shembë inceneratorin e Tiranës!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për aksionin e paligjshëm në ‘Prestige Resort’. Meta teksa dënoi sulmin, duke e cilësuar akt terrorist, tha se argumentet e qeverisë se ndërtimi i pishinave ishin me ‘leje me kusht’ nuk qëndron.

“Sot ka nisur sulmi kundër një resorti gati 27 vjeçar në vendin tonë, dhe që aktualisht është një ndër resortet më të suksesshme, më të promovuar. Që është promovuar dhe nga Rama në mënyrë të përsëritur. Keni dëgjuar një presudo reagim se resorti ishte me leje, por me kusht. Nga qe nuk ishin plotësuar kushtet, u vendos shkatërrimi në kulmin e sezonit, ku sot në mbrëmje do të zhvillohej dhe një dasmë me gati 100 të ftuar.


Natyrisht që si njeri i ligjit, që është dhe shumë i shqetësuar që nuk qenkan plotësuar kushtet, gjoja të pagimit të taksave, këtu kemi gjithashtu një vendim të qeverisë së tij të Zhvillimit të territorit për miratimin e lejes së ndërtimit për inceneratorin e Tiranës. që thotë; miratim me kusht të lejes së ndërtimit. Atëherë me të drejtë çdo qytetar mund të bëjë pyetje, pse nuk shkon IKMT dhe agjencitë lizgjbatuese te inceneratorit i Tiranës që ka lejen me 3 vite kusht?! Sepse monumenti më i madh i korrupsionit me letra deri tani në këtë vend që ka si arkitekt, ideator Edi Ramën, jo vetëm që i plotëson kushtet, pasi taksat e qytetarëve vidhen, por plotëson dhe kushtet që behet evazion me dhjetra miliona euro që janë depozituar në SPAK. Kjo është e vërteta e standardeve që ndjek bandë-qeveria e Edi Ramës. Akti terrorist i ditës së sotme, drejtohet nga mediat se lirë dhe grupit mediatik.”, tha Meta.