Aksioni i Policisë për lirimin e hapsirave publike, Bashkia e Kavajës: Plazhi publik pronë e qytetarëve

Bashkia e Kavajës ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe FNSH për lirimin e hapsirave publike në plazhin e Golemit dhe janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra.

VIDEO- https://www.youtube.com/watch?v=FL1E3F8JokE

Përmes një njoftimi zyrtar ky institucion u bën thirrje subjekteve të ndërgjegjësohen dhe lirojnë vetë hapsirat e zëna në kundërshtim me ligjin.

Sipas saj, Policia do të jetë në monitorim të vazhdueshëm të hapsirave të plazheve dhe nuk do të lejojë zënien e plazheve publike pasi, sipas saj, ato janë pronë e qytetarëve.

“Gjatë gjithë sezonit turistik veror 2️⃣0️⃣2️⃣1️⃣e gjithë vija bregdetare po monitorohet dhe mbahet në kontroll nga patrullat e Policisë Bashkiake të cilat do të jenë prezente në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve. 📌Bashkia e Kavajës u bën thirrje subjekteve që ti lirojnë vetë hapësirat publike pa qenë nevoja e ndërhyrjes së policisë bashkiake pasi duhet të ndërgjegjësohemi që hapësirat publike janë pronë e të gjithë qytetarëve.”, shkruan në mesazhin e saj Bashkia e Kavajës.