Folitjona Puraveli, përfaqësuesja ligjore e kompanisë “Hysenbelliu Group” thotë se aksioni i IKMT për shembjen e pishinave të “Prestige Resort” është i jashtëligjshëm. Sipas saj, ka pasur një inspektim në 25 gusht, ku është pretenduar se ndërtimet janë të paligjshme.
Sipas përfaqësuese ligjore vendimi eshte marre ne dore disa ore pas nisjes se aksionit. Leja e ndërtimit thekson Puraveli ka firmën e Ramës dhe të ministres së kohës, Eglantina Gjermani.
“Me bandat e qeverisë Rama nuk merresh vesh as më dokumente. Sot na erdhi vendimi, para gjysmë ore na erdhi vendimi ku do të prisheshin dy pishina.
Në 25 gusht kemi pasur një inspektim të befasishëm, është lënë një raport i cili është kundërshtuar gjyqësish, është i paligjshëm dhe bazohet në një vendim të 2016 i firmosur nga Rama, ministrja e asaj kohe Eglantina Gjermeni.
Kontrata fillestare ka qenë në 1996, Në 2015 duke qenë se Erioni shpk ishte kompani serioze u besua nga MAK Albania që ti transferoheshin të gjithë investimet.
Në 2016 aplikohet për leje sipas legjislacionit në fuqi.
Në datën 25 gusht vjen grupi i inspektimit dhe na thotë që jemi pa leje. Ne kundërshtuan, i treguam dokumentet që kanë firmën e Ramës dhe të Gjermenit. Vendimi për prishjen ka ardhur para gjysmë ore. Kjo do sjellë shumë pasoja ligjore”, tha përfaqësuesja ligjore për News24.