Aksioni i paligjshëm i IKMT-së në ambientet e Prestige Resort për të shembur pishinat e hotelit ka prishur një dasmë amerikane, me rreth 100 të ftuar.
Një turiste amerikane tregoi eksperiencën e saj të hidhur në Shqipëri. Ndërkohë që prisnin diçka të gëzuar ky aksion i paligjshëm i prishi të gjitha planet.
Ajo tha se do të shikojnë një mundësi tjetër për të realizuar dasmën.
“Kur ne u zgjuam dëgjuam zhurma dhe pamë këto pamje shumë të trishtueshme.
Kjo është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe ishim shumë të gëzuar për atë që do të kalonim në Shqipëri.
Do të gjejmë një vend tjetër për të zhvilluar martesën”, tha turistja amerikane për News24.