Aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort”, Ilir Meta: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për shembjet e paligjshme që po bëjnë fadromat e IKMT-së këtë të premte në ambientet e ‘Prestige Resort’.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se “sksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort” në kulmin e sezonit turistik, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias”.

POSTIMI I PLOTE I ILIR METES

KOHA PËR T’I VËNË RRUSPAT REGJIMIT TË RRUSPIJEVE!

Aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort” në kulmin e sezonit turistik, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias.

Koha për t’i dhënë fund iluzioneve ndaj një skizofreni që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj dhe asnjë të drejtë themelore!

Koha për t’i vënë rruspat regjimit të rruspijeve që po plaçkit vendin dhe shkatërron pronat e ligjshme!