Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest shtëpie për Ankela Mulletin e cila u përshi në aksidentin me vdekje të 45-vjeçarit Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si “Xubi” i Yzberishtit.
Mulleti akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor pasi gjatë aksidentit bëri një manovër të gabuar.
Avdillari gjeti vdekjen e menjëhershme në aksidentin e trefishtë ndërkohë që Mulleti ndodhet në spital në gjendje jo të mire.
Ankela Mulleti ka dy fëmijë të mitur, ndërkohë që mësohet nga Prokuroria se Avdillari me motorin e tij ishte duke ecur me një shpejtësi prej 180 km/h.
Po ashtu Prokuroria kërkoi arrest shtëpie për Ankela Mulletin, masën që vendosi edhe Gjykata.