Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos.
Për arsye ende të paqarta, një Ford Fiesta është përplasur me një shtyllë të dritave të rrugës dhe më pas në një pemë.
Nga përplasja humbi jetën Olti Hysenaj, 32-vjeçari shqiptar me banim në qytet.
Ai ishte vetëm në makinë në momenti e përplasjes dhe u hodh nga kabina, shkruajnë mediet italiane. Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e emergjencës, por i riu shqiptar kishte humbur jetën. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.