Policia e Korçës ka dhënë njoftim zyrtar për aksidentin e ndodhur pak para orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar, ku një mjet policie përplasi për vdekje një kalimtar. Hetimet sipas burimeve zyrtare po zhvillohen në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
“Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.