Lihet në burg 22-vjeçari Igli Madani, drejtues i automjetit tip “Audi” që u përplas me automjetin “Toyota” në aksin Fier-Vlorë ku humbën jetën katër persona.
Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për të riun, ndërkohë që në gjyq ai përfaqësohej nga avokati, pasi vijon të jetë në spital për shkak të plagëve të marra.
Aksidenti i rëndë ndodhi të premten në mëngjes, teksa humbën jetën prindërit dhe dy vajzat e mitura që ktheheshin në Shqipëri nga Greqia për pushime. Madani mësohet se ndodhet në Spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së tij.