Një ditë pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Gramsh, ku një minibus doli nga rruga dhe ra në humnerë, është arrestuar drejtuesi i mjetit. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Xh., 47 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Kërpicë, në fshatin Bregas. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti minibus me drejtues shtetasin me inicialet A.Xh., 47 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë humbi jetën 33-vjeçari Ledian Lami, dhe u shoferi 9 pasagjerët shtetasit , E.S., 25 vjeçe, O.B., 29 vjeçe, S.R., 75 vjeç, B.G., 59 vjeçe , N.R., 61 vjeçe, A.P., 60 vjeç, E.P., 55 vjeçe , J.Ç., 18 vjeçe dhe V.L., 26 vjeç, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.