Aksidenti i rëndë/ Policia bën bilancin: Vdes e moshuara, në spital 3 të tjerë, mes tyre 2 të mitur

 Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit të rëndë në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz. Burime zyrtare bënë me dije se për pasojë një prej të plagosurve, e moshuara me inicialet Z. D., 82 vjeçe, ka ndërruar jetë. 

Ndërkohë, 3 të tjerë, pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., (dy të mitur), ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.