Aksident tragjik, përplasën 2 makina, humb jetën 16-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në Hamallaj në Gjirin e Lalzit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një djalë rreth 16 vjeç. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç,  është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe  ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.