Një aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën një 22-vjeçari me origjinë shqiptare. Mediet fqinje raportojnë se ka mbetur viktimë ka mbetur i riu Rikardo Kahuqi, i cili ishte rezident në San Gemini të Italisë.
Shqiptari ka qenë duke udhëtuar bashkë me të dashurën e tij, kur ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një kamion, duke përfunduar në anën tjetër të rrugës.
Përplasja ka rezultuar fatale për shqiptarin, ndërsa e dashura e tij 22-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.